Ud. i detyrës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosvës, ka suspenduar sot nga detyra drejtorin rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.
Pas suspendimit të tij ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit” shkruan Sveçla.
“Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij”, ka shkrua ai.