Ish-infermierja e “Orendës”, Valmira Gergoci, e cila ka dëshmuar se ka pasur marrëdhënie të mira me të moshuarën në periudhën sa punonte në Shtëpinë e të Moshuarve, është kërcënuar me jetë nga një person në rrjetet sociale.
“Ka me ardh me familje e me krejt kam me ti faru”, i është drejtuar ish-infermieres, personi me emrin Adrian përmes një mesazhi në rrjetin social Instagram.
Gergoci e ka publikuar mesazhin e plotë në llogarinë e saj personale në Instagram, raporton Paparaci.
Ajo pretendon se kërcënimi i saj, po ashtu edhe mesazhe të tjera që i kanë mbërritur në profilet e saj të rrjeteve sociale, ndërlidhen me të kaluarën e saj në qendrën “Orenda”.
Po ashtu, sot është njoftuar se kërcënime me jetë ka marrë edhe aktorja Kaltrinë Zeneli, e cila publikoi të mërkurën videon ku shihej duke u ushtruar dhunë ndaj të moshuarës.
Në emisionin “Sot” të KTV, Zeneli ka treguar që ka pasur shumë mesazhe kërcenuese, e një ndër ta ka qenë “veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt”.
Ajo ka thënë se këto mesazhe nuk e shqetësojnë aspak.