Ani pse me vonesë, modelja dhe aktorja kosovare Arta Nitaj ka vendosur që me rastin e festës së Halloween-it të rikrijojë një nga paraqitjet e këngëtares amerikane, Aaliyah.
Nitaj e ka risjellë dukjen e famshme të Aaliyahas në skenat e klipit të saj të këngës “Try Again” të vitit 2000 të disenjuar nga marka Dolce&Gabbana.
Për veshjen e aktores së dikurshme të serialit “O sa mirë” është përkujdesur stilistja Donika Loci, ndërsa mungesë nuk shënuan as komplimentet nga yjet e estradës, përcjell Klankosova.tv.
Këngëtarja, Dafina Zeqiri e modelet, Arbenita Ismajli, Vildane Zeneli dhe Kejvina Kthella ishin vetëm disa nga mikeshat e aktores, që duket ta kenë pëlqyer goxha dukjen e Nitajt.
Pos, Artës së fundmi inspirim të njëjtë ka pasur edhe modelja me famë botërore, Kim Kardashian, e cila rikrijoi paraqitjen e bujshme të yllit të hitit “One in million”.