Kryetari i PDK – së, Memli Krasniqi ka takuar sot të rinjtë e Drenasit, ku ka prezantuar platformën e kësaj partie për zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës.
Krasniqi në një postim në Facebook, u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me përshtypjet nga ky takim.
“Energjia e vajzve dhe djemve të Drenasit dhe interesimi i tyre për angazhim konkret në vendimmarrje, ishte shumë frymëzues edhe sot. Të gjithë, pa përjashtim, të vendosur që zëri i tyre të dëgjohet në secilin projekt që ka për qëllim ndryshimin pozitiv në komunitetet e tyre”, shkruan ai.
Lideri i PDK-së ka ftuar të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e platformës Rinia 2022.
“Bëhu edhe ti pjesë e ndryshimit – antarësohu për 30 sekonda në www.rinia2022.org!”, thotë Krasniqi.