Ish komandanti i Koshares, Anton Quni, ka folur për ish ushtarin e UCK-së me nofkën “Koshraja” i cili u bë lajm pas një komunikimi që kishte me Agim Bahtirin. Ky i fundit që udhëhoqi Komunën e Mitrovicës e ka cilësuar kërcënim mesazhin që ka marrur nga Saim Xhafa.
Quni në emisionin Frontal është pyetur për Xhafën duke qenë se ishin bashkë në Koshare gjatë luftës. Ish komandanti i Koshares ka thënë se e njeh Xhafen dhe ia di edhe problemin që ka me komunën.
“E njoh edhe personin, e di edhe problemin që ka por nuk është në autoritetin tim me e nda. Unë mendoj se këtu ka mungu një komunikim i sinqertë. Ky problem ka gjenezën vite më herët. Por na mbetet ne dhe udhëheqjes së re të komunës së Mitrovicës me e shiku këtë rast”, ka thënë Quni në Frontal