Regjisori Eduart Grishaj ka qenë së fundmi i ftuar në “Shqipëria Live”. Ai ka rrëfyer shkurtimisht disa detaje lidhur me nisjen e “Big Brother VIP”. Ndër të tjera, ai ka theksuar se reality-show nis brenda këtij viti.
Mirëpo, ende nuk është caktuar një datë.
Regjisori Eduart Grishaj ishte i ftuar këtë mëngjes në një intervistë, ku ka zbuluar se nuk është aspak e lehtë të punosh me Arbana Osmanin. Kjo e fundit do jetë aktore në filmin e ri të regjisorit, të quajtur “Sofia.”
“Nuk ishte e lehtë fare për të punuar me Arbanën, sepse nga prezantimi në aktrim ajo mendoi se ishte e thjeshtë, por nuk është edhe aq. Është e vështirë të kesh Arbanën aktore, sepse bën shumë dubla”- tha Grishaj, i ftuar në “Euronews.”
Sa i përket rolit të moderatores, Eduarti tha se Arbana do të ketë rolin e saj në emisionin “Dua të të bëj të Lumtur”, ndërsa shtoi se partnerja e tij është kritikja më e madhe.
“Arbana luan veten e saj në emisionin e vet. Çfarë nuk i thosha dhe çfarë nuk më thoshte. Njeriu më i afërt që kam është Arbana, e cila më ka kritikuar më shumë. Ato që më ka thënë i kam rregulluar”– tregoi Eduarti.
Partneri i moderatores foli gjithashtu për familjen dhe fëmijët e tyre duke shprehur se pavarësisht punës dhe angazhimeve, Jonit, Diellit dhe Zoit, nuk iu ka munguar asgjë nga prindërit e tyre.