Qeveria e Albin Kurti ka marrë vendim të ri lidhur me konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia në legale RKS.
Kurti tha se vendimi për targat të mbetet në fuqi, megjithatë janë bërë disa ndryshime. Ai ka thënë se deri me datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit. Pastaj nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Derisa prej 21 janarit për dy muaj do të ketë targa provuese dhe pas 21 prillit 2023 s’do të ketë targa të tilla.
“Targat për KM, GL janë targa ilegale. Qeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar ata që ti kthejnë në targa RKS. Tash ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshëm edhe me ministrinë e linjës. Dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të zbatimit të këtij vendimi”, tha Kurti.
Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar gazetari Valon Syla. Ai e ka pyetur Qeverinë, në stilin e tij, “a u çpordhët a?” si dhe i ka quajtur “fmiaqa”
Statusi i plotë:
“A u çpordhët a?
Kush po ju mëson kështu? LDK’ja e dëgjueshme a. E more fmiaqa.
Kurti sun’ e majti me SBASHK e pe mban me diplomaci amerikane.
Këtu kallxon që s’ka intelegjencë emocionale. Se kish leshu pej në fillim e i kish mbet bile nderi e konstruktiviteti. Tash i bjen që i ka zhyt të brendshmet pandershëm ky ‘Napoleon Baba’ i jonë, Albin Kurti me gjyks të pulës.”