Drejtoria Komunale e Arsimit ne bashkëpunim me Stacionin Policor të Drenasit, kanë mbajtur ligjëratën vetëdijësuese, “Siguria e qarkullimit të këmbësorëve në trafik“ në shkollat e Komunës së Drenasit.
Në kuadër të projektit “Siguria e qarkullimit të këmbësorëve në trafik” si ligjëratë vetëdijesuese në shkollat fillore të Komunës së Drenasit, ligjërata është mbajtur sot në Sh.F.M.U “Arif Shala” në Korroticë të Ulët si dhe në Sh.F.M.U “24 Korriku” në fshatin Fushticë e Ulët, ku pjesëmarrës kanë qenë 100 nxënës nga klasa e VI-IX. Paraprakisht ligjërata të tilla janë mbajtur edhe ditëve të kaluara në shkollat e Komunës së Drenasit.