Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit një orësh, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se takimi me Von der Leyen tha se është vendimtare që BE-ja t’i qëndrojë pranë Kosovës në krizën që po ballafaqohet.
Madje sipas saj, ka ardhur koha që BE-ja të ndërmarr masa për integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Osmani u ankua se kosovarët janë të vetmit që mbesin të mbyllur për të lëvizur lirshëm në BE.
“Vizita juaj rikonfirmon përkushtim e KE-së për Kosovën. Është vendimtare që BE-ja të na qëndrojë afër dhe në krizën që po ballafaqohet Kosova e rajoni. Shpresojmë që përmes një bashkëpunimi të afërt të lehtësojmë përmirësimin në infrastrukturës së energjisë elektrike”.
“Ka ardhur koha që BE të ndërmarr masa në integrimin e vendeve në Bashkimin Evropian. E di që jeni pro anëtarësimit të atyre vendeve që duan të jenë pjesë e BE-së”.
“Ne sipas raportit radhitemi të parët në rajon dhe të dytët në Evropë në sundimin e ligjit dhe kjo konfirmon punën e institucioneve në sundim të ligjit, madje ende qytetarët mbesin të mbyllur për të lëvizur lirshëm në BE”.
“Ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë në raport me luftën në Ukrainë. Siç e dini, lufta në Ukraine ka shkaktuar tronditje në Evropë dhe madje kjo po e trondit edhe Kosovën, të cilët implikuan edhe në ekonominë zonë dhe globale”, tha tutje Osmani.