Ditë më parë familjarët e një 34-vjeçari nga qyteti i Gjakovës kërkuan ndihmën e Policisë për të gjetur djalin e tyre i cili kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej gjë për fatin e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se pas nëntë ditësh, 34-vjeçari është gjetur shëndosh e mirë dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.
Para hetuesve policorë, ai ka deklaruar se me vetëdëshirë është larguar nga shtëpia e tij dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Kujtojmë se të dielën e 16 tetorit, rastin e ka denoncuar në Polici nëna e 34-vjeçarit e cila ka dhënë detaje se si duket djali i saj, teksa ka kërkuar ndihmë që ai të gjendet mirë.