Menopauza është një gjendje që shumica e grave e përjetojnë si pjesë e procesit natyror të plakjes.
Çfarë është menopauza dhe çfarë e shkakton atë?
Menopauza është një proces i natyrshëm që ndodh kur një grua pushon së pasuri periodat mujore dhe nuk është më në gjendje të mbetet shtatzënë në mënyrë natyrale, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Menopauza zakonisht ndodh tek gratë e moshës 45 deri në 55 vjeç.
Procesi ndodh kur trupi i një gruaje kalon nëpër një ndryshim në nivelet e hormoneve, thotë Women’s Health Concern, përfaqësues i pacientëve të Shoqatës Britanike të Menopauzës.
“Gjatë viteve pjellore të një gruaje, aftësia e saj për të prodhuar një vezë çdo muaj lidhet me lirimin e tre hormoneve riprodhuese (oestradiol, oestrone dhe estriol), të cilët quhen kolektivisht si estrogjen”, shpjegon Women’s Health Concern.
Cilat janë simptomat?
Jo të gjitha gratë që kalojnë në menopauzë përjetojnë të njëjtat simptoma, e simptomat e zakonshme të procesit përfshijnë:
Flukset e nxehta
Pagjumësia
Thatësi vaginale
Reduktimi i dëshirës seksuale
Humor i ulët
Ankthi
Djersitje natën
Siklet gjatë seksit
Vështirësi në përqendrim
Si mund të lehtësohen simptomat?
Nëse një grua që po përjeton menopauzën vuan nga simptoma të rënda, atëherë një mjek i përgjithshëm mund të rekomandojë që t’i nënshtrohet terapisë së zëvendësimit të hormoneve.
Gjithashtu mund t’u rekomandojnë pacientëve të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme për të lehtësuar simptomat e menopauzës të tilla si duke ngrënë një dietë të ekuilibruar dhe duke ushtruar rregullisht.