Për shkaqe të ndryshme, fëmijët janë ata që shpesh herë bëhen viktima të dhunës psikike e fizike nga familjarët e tyre. Rastet më të shpeshta të keqtrajtimit të të miturve vijnë nga vetë prindërit, por nuk përjashtohen as rastet kur të dyshuar janë anëtarët tjerë të familjes së gjerë, raporton Gazeta Sinjali.
Dhunë përjetoi edhe një vajzë 12-vjeçare në Ferizaj, e cila dyshohet se u rrah nga axha i saj.
Sinjali mëson se e gjithë kjo dyshohet të ketë ndodhur për shkak se e mitura kishte shkuar të qëndrojë për vizitë te gjyshi i saj. Por siç duket kjo nuk i ka pëlqyer axhës së saj, i cili dyshohet se me t’u kthyer vajza në shtpëi, e ka rrahur duke e goditur me shuplakë.
Për shkak të dhunës, vajza e mitur ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa rasti është denoncuar edhe në Polici.
I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.