Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor, raporton Gazeta Sinjali.
“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
lajmi në përditësim…