Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, i ka quajtur skandaloze deklaratat e liderit të PSD-së, Dardan Molliqaj, për hoxhollarët.
Musliu në një lidhje të drejtpërdrejtë në Politiko, ka thënë se deklaratat e Molliqajt janë denigruese ndaj fesë.
“Deklarata e tij është skandaloze, qasje ekstreme, linçuese e denigruese ndaj fesë e hoxhollarëve. Nëse ai ka diçka me ndonjë hoxhë, ndonjë person, është mirë të flet me emër, por këto deklarata…nuk janë të reja”, ka thënë ai ndër të tjera.