Diplomati gjerman ëolfgang Ischinger ka folur rreth asaj se a mundet BE-ja t’i hapë dyert më shpejt për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshje.
Kur ka folur për këtë çështje Ischinger ka rikujtuar premtimin e BE-së për vizat, duke thënë se është jashtëzakonisht gjë e keqë që Brukseli s’po arrin ende të mbajë premtimin e dhënë për kosovarët për heqjen e regjimit të vizave.
“Një gjë që është jashtëzakonisht jo e mirë është mungesa e implementimit nga BE-ja të liberalizimit për kosovarët. Kjo sinqerisht është një turp. Ne kemi premtuar këtë për miqtë në Kosovë para shumë kohësh. Dhe ne s’jemi ende të aftë të implementojmë atë plotësisht. Unë e kuptoj që ka disa çështje të pazgjidhura tek ana kosovare, disa çështje ligjore, që shpresoj se do të mund të zgjidhen. Kështu që liria e udhëtimit për kosovarët sikur për të gjithë tjerët mund të implementohet plotësisht. Kjo është ajo që ne vërtet iu detyrohemi miqve kosovarë dhe duhet të ndodhë tani, jo vitin tjetër, duhet të ndodhë tani në pikëpamjen time”, ka potencuar Ischinger.