Të enjten e 27 tetorit, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, kundër Slavia Pragues.
Kjo ndeshje i takon raundit të pestë në kuadër të Grupit G, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Tifogrupi i skuadrës së Slavia Prages, “Tribuna Sever”, ka njoftuar se do të udhëtojnë drejt Prishtinës për ta ndjekur këtë ndeshje.
Sipas njoftimit nga ky tifogrup, aeroplani me tifozët çekë do të niset në mëngjesin e së enjtes.
Nuk dihet ende numri i tifozëve që do të udhëtojnë, mirëpo dihet se ata kanë në dispozicion 675 bileta. /GAZETAPAPIRUS/