Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, u ka thënë homologëve perëndimorë se lufta në Ukrainë po shkon drejt një “përshkallëzimi të pakontrolluar” mes provave se Kremlini po mendon se si t’i përgjigjet një tjetër disfate të parashikuar në fushën e betejës rreth rajonit të Khersonit, shkruan The Guardian.
Me trupat ruse që po krijojnë mbrojtje për një ofensivë të re ukrainase në Luhansk në lindje të vendit, Moska duket se po përgatit terrenin për përshkallëzim të mëtejshëm, me pretendime se Kievi mund të jetë duke u bërë gati të inskenojë një sulm të rremë nga Rusia në vendin e tyre.