Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni thotë se kryeministri Albin Kurti po sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi tani kur sipas tij, ka koordinim “më sistematik” mes Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për përmbylljen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Hyseni përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se marrëveshja e përgjithshme me “doemos duhet të përqëndrohet në njohje të ndërsjellë”, raporton Gazeta Express.
Është, pra kjo një rrethanë të cilën Qeveria e Kosovës dhe Kurti duhet ta shfrytëzojnë për të quar tutje procesin e konsolidimit të shtetit!”, ka shkruar Hyseni. “Nëse Kurti vazhdon të sillet me indiferencë dhe papërgjegjësi, pasojat për Kosovën dhe qytetarët e saj do të jenë tepër të mëdha!”, ka shtuar ai.
Ish-kryediplomati kosovar thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta pranojë kërkesën e SHBA-së dhe vendeve të Quint-it dhe ta shtyjë afatin për konvertimin e targave të automjeteve në RKS.
Nuk mund ta di nëse qeveria do ta pranojë kërkesën e Escobar, por ajo që di është se rekomandimet dhe kërkesat dashamirëse amerikane dhe evropiane duhet të përfillen dhe respektohen plotësisht! Nëse kjo nuk ndodh, pasojat për Kosvën do të jenë të mëdha. Është e pafalshme nëse kjo Qeveri rrezikon partneritetin me SHBA-të dhe partnerët tjerë në perendim me veprime infantile e populliste, siç është fundja edhe kjo loja me target”, ka shkruar Hyseni.