Mbrëmë Sara Hoxha dhuroi një performancë me këngën “Shko” të partnerit të tij, Ledri Vulës që emocionoi publikun, por (me siguri) më shumë se këdo, vetë Ledrin.
Sara ishte e frymëzuar dyfish për tangon që solli bashkë me Luixhinon në natën e tretë të “Dancing With the Stars”, nga kënga dhe nga këngëtari.
“Për mua është shumë e veçantë të performoj këngën e Ledrit. Këtë natë dua t’ia përkushtoj Ledrit”, tha Sara.
Padjeshkat dhe hapat e tjerë u vlerësuan më shumë se çdo herë nga juria. Lëvizjet e tua bëhen përherë e më të mira, tha Dalina Buzi. Unë tani do të mendoj sikur ti ke qenë gjithmonë në skenë, ti je për skenën, i tha Valbona Selimllari. Nga juria, çifti grumbulloi 28 pikë.
Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% te pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut. Ashtu si javën e shkuar, edhe këtë të premte do të ketë eliminime, ku çifti me rezultatet më të dobëta do të lërë garën. Kodi i Sarës dhe Luixhinos është VIP3.
Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me një konkurrent më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe partnerja e tij Frenki ishin të eliminuarit e parë të spektaklit, të premten e kaluar.