Paneli i Gjykatës së Apelit i Dhomave të Specializuara në Hagë, caktoi seancën e apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për të enjten dhe të premten, më 1 dhe 2 dhjetor 2022.
Vendimi i urdhërit për caktim është marr nga gjyqtari Michele Picard, derisa rendi i ditës do të lëshohet në kohën e duhur.
Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë në maj të këtij viti Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë.
Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh./GAZETAPAPIRUS/