Ka disa kohë prej kur Dafina Zeqiri dhe Era Istrefin, kanë nisur debatet përmes rrjeteve sociale.
E duket se këtyre debateve nuk po iu vie fundi, shkruan lajmi.net.
Dafina postoi një foto me një palë vathë të punuar me perla në rrjetet sociale, dhe më pas Era publikoi foton që paralajmëronte këngën me Mozzik.
E në këtë foto, fansat menjëherë vunë re vathët identik sikur ata që kishte Dafina, pas kësaj, thumbat mes dy këngëtarëve nuk u ndalën.
Një debat përmes ‘Instagramit’, edhe pasi Dafina preu flokët ku u shfaq me balluke.
E së fundmi, Era ka publikuar një ‘Instastory’ ku shkruan : “B*tch I’m a baddie, bëj çfarë të dua”, e cila është marrë nga ndjekësit si një “thumbim” për Dafinën.
Nuk ka vonuar shumë dhe Dafina me një ‘Instastory’ ka reaguar duke shkruar: Gjithçka është një kopje e një kopje, e një kopje/GAZETAPAPIRUS/