Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka kërkuar nga deputetët që të votojnë projektligjin për çmimet tavan. Ajo tha se këtë vit një ton pelet kushton 740 euro, teksa vitin e kaluar kishte çmimin 180 euro.
Ministrja Rizvanolli tha se çmimi i prodhimit të peletit është nën 200 euro dhe “po flasim për një fitim prej 560 euro për çdo ton peleti që shitet”.
“740 euro një ton pelet. 180 euro vitin e kaluar, kemi mëse katërfishim të çmimit të peletit, ndërkohe çmimi prodhimit është nën 200 euro, po flasim për një fitim prej 560 euro për çdo ton peleti që shitet”, tha ajo para deputetëve.
Ky projektligj po kundërshtohet nga partitë opozitare.