Emisari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar sot do të vizitojë Kosovën.
Në kuadër të intensifikimit të dialogut, diplomati amerikan sot në orën 08:45 do të takohet me presidenten Vjosa Osmani. Pas takimit do të ketë edhe deklaratë për media.
Ndërsa, në ora 09:50 Escobar do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti.
Përveç liderëve institucionalë, Escobar do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive opozitare.
Detaje të tjera për këtë vizitë nuk janë dhënë, megjithëse është hera e dytë brenda disa javësh, që amerikani Escobar takon partitë opozitare.