Një nga figurat më të forta të Lëvizjes Vetëvendosje nga qyteti i Ferizajt, njëherit deputeti Dimal Basha është lënë jashtë kryesisë së kësaj partie në atë komunë.
Qendra e LVV-së në Ferizaj mbrëmë ka përmbyllur procesin e brendshëm të zgjedhjeve duke e mbajtur kështu Kuvendin Zgjedhor të Këshillit ku edhe ka zgjedhur kryesinë e re.
Në njoftimin e LVV-së në Ferizaj, emri i Dimal Bashës nuk figuron askund. Ai nuk arriti të marrë asnjë pozitë drejtuese.
Njoftimi i plotë:
Qendra e Lëvizjes në Ferizaj mbrëmjen e kaluar ka përmbyllur procesin e brendshëm të zgjedhjeve duke e mbajtur kështu Kuvendin Zgjedhor të Këshillit ku edhe ka zgjedhur kryesinë e re.
Nga zgjedhjet e brendshme e demokratike me parimin një anëtar, një votë u ristrukturuan 19 pika në nivelin e parë organizativ; u përfshinë mbi dy mijë anëtar e aktivist; u zgjodhën në krye të dy forumeve GVV-së, asambleistja Shqipe Jashari dhe RVV-së, aktivisti Diar Hamiti dhe u përmbyll si proces me zgjedhjen e Kryetares tonë të re , kordinatores Fatbardha Reka krah së cilës do të udhëheqim qendrën tonë drejtë një riorganizimi progresist përbrenda strukturave e opozitarizmi ballafaques në raport me pushtetin komunal.
Anëtarët me portofol të kryesisë së Qendrës janë:
Sekretar organizativ, Shpend Hysaj
Nënkryetare e dytë, Adelina Grainca
Kryesues i Këshillit, Brahim Osmani
dhe anëtarët pa portofol:
Gazmend Murseli
Shqipe Metaj Isufi
Naser Beqiri.
Ushtrues detyre deri në mbajtjen e mbledhjes së radhës së këshillit mbesin:
Nënkryetar i parë, Enver Haliti
Kryesues i nënkomiteteve, Dritëro Hyseni
Suksese të gjithë të zgjedhurve në pozitat drejtuese duke kërkuar që të mbajnë lartë vlerat e organizatës tonë dhe duke i vlerësuar pozitat mbi të gjitha si përgjegjësi kolektive e jo vetëm si mundësi për ambicie individuale.
Bashkë na priftë e mbara!