Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme përmbyllëse të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica dhe Ballkani kanë ndarë pikët në takimin e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, raporton Demokracia.com.
1:1 ishte rezultati final i takimit pas 90 minutave lojë. Drenica kaloi e para në epërsi në minutën e 54-të me golin e Mëziut.
Avantazhi i “kuqezinjve” zgjati deri në minutën e 81-të kur mbrojtësi Armend Thaqi shënoi gol të bukur për t’i barazuar shifrat dhe njëherit të vendoste epilogun final të kësaj përballjeje.
Fitoreve i është rikthyer edhe skuadra e Gjilanit e cila mundi në udhëtim Malishevën 0:1.
Solomon ishte heroi i “Skifterave” që realizoi golin e vetëm të tri pikëve.
Në ndërkohë, Trepça ’89 ka barazuar 3:3 me Llapin në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë./Gazeta Papirus/