Dy persona në Fushë Kosovë janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “prezantim i rremë”.
Policia njofton se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është ndaluar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të prezantuar si policë të cilët i kanë kërkuar dokumentet personale.
Si rezultat i veprimeve policore të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.
Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë.