Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës është kthyer në qeveri të administrimit dhe mirëmbajtjes, ku Albin Kurti po duket si administrator e Hekuran Krasniqi si kontabilist.
Sipas tij, kryeministri Kurti është administrator dhe e ka një kontabilist për mbledhjen dhe shpërndarjen e parave sepse ka shumë probleme Kosovë dhe deri tash nuk janë parë asnjë zgjidhje për ato.
Limaj tha se rënia e LVV-së është normale për shkak të mosefikasitetit qeverisës. Ai tha se Qeveria e kanë zgjedhur rrugën t’i mbaj paratë, duke shtuar se vetëm në Kosovë ndodh që duke mos investuar një vit e gjysmë, e votuesit të thonë mirë e ka.
“Nuk është praktik e mirë me shkuar në zgjedhje çdo një vit ose një vit e gjysmë por kjo varet edhe nga qeveria. Do të donim të kemi një qeveri stabile dhe me mandat 4 vjeçar. Nëse Qeveria nuk qeverisë por administrohet, mund të shkohet në zgjedhje ndoshta, nuk e di”, tha ai.
Limaj në Kanal 10, kritikoi edhe opozitën parlamentare, duke thënë se ajo po fle e po “kërhat”.
Ai komento edhe deklaratën e Kurtit se u paralajmëruar greva në ditën që bisedonte 5 orë në Bruksel me presidentin e Serbisë, Alekrandër Vuçiq, duke thwnw se Kurti ia ka nis me fol si Vuçiqi, duke u viktimizuar.
“Këto janë filma, është marre të dëgjohet nga një kryeministër, është me të ofendu intelegjencën, por ne në Vjenë kemi qenë kur ai organizonte protesta kundër