Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, tha se Qeveria Kurti më mirë do i trajtonte sindikatat e Serbisë sesa ato të Kosovës.
Lushtaku e quan të paaftë Qeverinë aktuale, pasi sipas tij, ajo nuk gjeti zgjidhje që nga fillimi i paralajmërimeve që SBASHK-u u ka bërë.
“Nuk kemi besuar që një qeveri e cila është thirrur në dialog social në të gjitha fushatat e saj ta menjanojë pikë së pari dialogun social. Fatkeqësisht më shumë i shoh si trupa të jashtëm, ndoshta më mirë do i trajtonte sindikatat e Serbisë sesa sindikatat e Kosovës. Qeveria po tregohet e pa aftë që fëmijëve t’u mundësohet të jenë tani në bankat shkollore. Po ashtu u tregua e pa zonja që nga fillimi i paralajmërimeve që SBASHK-u ka bërë në drejtim të Qeverisë”, tha Lushtaku në Tëvë1.
Ndërkaq, Lushtaku në Tëvë1 tha se ka disa informata që në shtator nuk do të procesohen pagat për ato komuna që nuk kanë dërguar emrat e grevistëve. E kjo sipas deputetit të PDK-së, do ta dëmtojë edhe demokracinë e vendit.