Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku është përfshirë vetëm një automjet. Shoferi i një motoçiklete pësoi vetaksident dhe për pasojë mori lëndime serioze, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 19-vjeçar, i cili për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari u aksidentua për shkak të mosrespektimit të rregullave, ashtu që nuk e ka përshtatur shpejtësinë, duke humbur kontrollin. Me motoçikletë ai ka përfunduar jashtë rruge.