GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina


Norvegjia ngelet shtet mik i shqiptarëve

10/09/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta në Ukrainë e ka rritur rëndësinë e Norvegjisë në Evropë si asnjëherë më parë. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë në dukje, por qenësore në përmbajtje. Arsyeja është gazi i Norvegjisë. Norvegjia zë vendin e tretë në glob si eksportuese e gazit pas Rusisë dhe Katarit.

Insistimi i SHBA që përmes luftës Ukrainë-Rusi ta prishë aleancën Rusi-BE e ka ekspozuar Norvegjinë si fuqi energjetike që do ta shpëtojë Evropën nga dominimi rus. Ishte e qartë që BE pas ardhjes së Putinit në pushtet në Rusi kishte rrëshqitur aq shumë nën Rusi kryesisht nëse jo edhe ekskluzivisht për shkak të bollëkut të madh të energjisë së lirë ruse, saqë Rusia po arrinte t’i përcaktonte politikat e Brukselit në pothuaj të gjitha drejtimet kryesore të BE-së. Fakti që BE zyrtarisht kishte projektuar vitin 2050 si kohën kur do të ndërtohej një hapësirë e përbashkët energjetike BE-Rusi flet më shumë se çdo gjë tjetër për projeksionet ruse.

Faktorizimi i Serbisë dhe defaktorizmi i shqiptarëve ishin sekreti publik që po fuqizonte prezencën e Rusisë në Evropë dhe Ballkan. Kriteret ‘evropiane’ ndaj Kosovës për Gjykatë Speciale, Demarkacion të kufirit me Malin e Zi dhe Zajednicën si dhe pengesat e vazhdueshme ‘evropiane’ ndaj pavarësimit energjetik të Kosovës duke i dëbuar amerikanët nga gara, ishin projeksione të qarta ruse që për synim kishin prishjen e planeve amerikane në Evropën që sipas rusëve duhej të ngelej e varur nga energjia ruse. Dhe ishte pikërisht kjo varësi evropiane nga energjia ruse shkaktari kryesor që solli luftën Ukrainë-Rusi. Këto dëme që solli Rusia në Evropë, SHBA është duke u munduar që së paku t’i minimizojë karshi ngathtësisë evropiane. Meqë SHBA po projekton rritje të fuqisë së NATO-s drejt lindjes, pra sa më afër kufijve të Rusisë, atëherë krahas kësaj është duke projektuar edhe mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake për këtë pjesë të rrezikuar të Evropës që nga Baltiku deri në Turqi.

Nëse e shohim arsyetimin e Qeverisë Norvegjeze mbi largimin e ambasadës së saj nga Kosova se ku më pas do ta rrisë përqendrimin e saj është shumë e qartë se përqendrimi do të rritet në vende të Evropës Lindore duke filluar nga Lituania, Ukraina, Rumania, Moldavia dhe Bullgaria. Pra, janë pikërisht këto vende që kanë varësi nga energjia ruse, e që Norvegjia me ndihmën e amerikanëve do të mundohet ta mbushë boshllëkun që do të lë prapa ndërprerja e tërësishme e furnizimit të këtyre shteteve me energji ruse. Pra, Norvegjia do të jetë stabilizatori i sigurisë energjetike të Evropës në vitet që vijnë dhe kjo është një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe për këtë aleat të amerikanëve dhe anglezëve.

Vetëm në këtë kuadër duhet kuptuar mbylljen e ambasadës norvegjeze në Kosovë dhe për asgjë tjetër. Për më tepër Kosova nuk ka infrastrukturë gazi ku Norvegjia do të mund të jepte kontributin e saj dhe se një e tillë do të marrë kohë derisa të ndërtohet. Me rëndësi është që Kosova është e ruajtur nga NATO ku Norvegjia është anëtare. Përpos kësaj Norvegjia ka qenë dhe ngelet një mbështetëse e vazhdueshme me donacione në zhvillimin e gjithëmbarshëm institucional të Kosovës dhe në këtë drejtim ka dhënë kontribut të çmuar. Fundja, nëse Norvegjia zhvendoset me SHBA sa më në lindje të Evropës i bie që shumë më mirë për Kosovë e Shqipëri, ngase na ruan shpinën nga ndonjë ndikim eventual i aktorëve joevropianë lindorë. Kosova duhet ta thellojë bashkëpunimin me Norvegji dhe të jetë falënderuese për ndihmën e vazhdueshme norvegjeze. A.H

Tags: Agron Hoti
ShareTweetShare
Previous Post

Sot zhvillohen dy ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës

Next Post

KFOR: Do të rrisim trupat në Kosovë përkohësisht, kjo është arsyeja

Next Post

KFOR: Do të rrisim trupat në Kosovë përkohësisht, kjo është arsyeja

Lajmet e fundit

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

Deputeti i VV-së sjell fjalët e Selimit nga Haga

21/05/2025
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21/05/2025
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

Tensione në Zyrën Ovale, Trump nervozohet dhe përzë gazetarin pasi e pyeti për aeroplanin e dhuruar nga Katari

21/05/2025
Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

Ronaldo ka dy opsione për ta vazhduar karrierën pasi refuzoi 550 mijë euro në ditë

21/05/2025
Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United e mbyll sezonin më të keq në histori

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.