Edhe sot pritet rritje e lehtë e temperaturave maksimale.
Vranësira do të ketë kryesisht në relievin malor. Indeksi UV do të jetë i lartë kryesisht në orët e mesditës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.