Durim Berisha, ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar pasi ministrja Albulena Haxhiu ka deklaruar se do ta raportojë në polici një qytetarë i cili ka ironizuar me rastin e tentim dhunimit.
Ani përmes një postimi në Facebook ka thënë se kur je ministre e drejtësisë, nuk poston në rrjetet sociale për të treguar se si ka ardhur një person për të ta shtjelluar ngjarjen, por i shkruan direkt Kryeprokurorit.
“Kur je ministër i drejtësisë, nuk poston në rrjete sociale se qysh ka ardhë X personi e ta ka tregu Y ngjarjen. Por i shkruan zyrtarisht Kryeprokurorit të Shtetit dhe kërkon nga ai me të njoftu për rrjedhën procedurale të rastit, me një gjuhë që nuk e cenon pavaresinë e atij institucioni.Qe dy vjet në pushtet e hala me mend te opozita. Garant i ka mbetë marak Albulenës me dal me protestu në protesten e para do dite, e po e mbulon këtë vakum shpirtëror me statusa në FB”, shkroi Berisha.