Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se greva e Sindikatës së Arsimit “nuk është rezistencë.
Madje Kusari-Lila mendon se kjo grevë “është në funksion të procesit më të dëmshëm të shoqërisë, mbajtjen e fëmijëve larg shkollave dhe mësimit në shkolla”.
Kushdo që mundohet të bind opinionin publik se ka arsyetim për këtë veprim, jo vetëm se gabohet rëndë, por edhe krijon fakte të paqëndrueshme të cilat çdo ditë e më shumë po e humbin logjikën e veprimit”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
Përndryshe nuk ëshë paralajmëruar ndërprerja e grevës as për sot.
Greva ka nisur më 25 gusht, për shkak të kërkesave që lidhjen me rritje pagash.
Sindikata ka thënë se mësuesit po e kanë problem ta përballojnë inflaconin.
Qeveria e Kosovës e ka ndarë një pako 150 milionë euro dhe një nga përfituesit do të jenë edhe punonjësit publikë të cilët do të marrin 50 euro më shumë.
Por Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, thotë se “nuk është plotësuar ende kërkesa”.
Në anën tjetër, Kurti e ka vizituar të hënën shkollën “Enver Maloku”, në Podujevë, duke kërkuar nisjen e procesit mësimor.