Dy anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik janë arrestuar në Zvicër, si pjesë e një serie bastisjesh të koordinuara të policisë në Zvicrën perëndimore.
Katër shtëpi u kontrolluan në kantonet Vaud dhe Gjenevë të enjten pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm (ZAP).
Një shtetas i dyfishtë zvicerano-maqedonas dhe një shtetas kosovar janë arrestuar nën dyshimin për mbështetje të organizatave të ndaluara terroriste.
Terrorizmi i frymëzuar nga xhihadistët konsiderohet si një nga kërcënimet më të rënda për sigurinë e brendshme nga shërbimi i inteligjencës zvicerane.
Dy të dyshuarit e arrestuar janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët federalë, të cilët do të vendosin nëse do të ngrenë akuza dhe për sa kohë do të mbajnë në paraburgim dyshen.
ZAP tha se Shërbimi Federal i Inteligjencës (FIS) gjithashtu kishte dhënë ndihmë për hetimin penal, transmeton tutje albinfo.ch.