Keshtu eshte puna per kete dimen, nese doni besoni, nese doni mos besoni:
- Per shkak te kaosit ne remonte te blloqeve te KEK’ut, per shkak te planifikimit skandaloz, Kosova ne asnje moment nuk ka me mujte me prodhu rryme ma shume se 800 megawat ne ore. Fatkeqesisht gjasat jane qe as 600 megawat ne ore, duke besu qe kane me qindru ne kambe edhe B1 edhe B2, e edhe dy a tri te Kosoves A – gje qe eshte e PAMUNDUR.
- Nevoja e tregut tone gjate muajve te vjeshtes dhe dimrit shkon deri ne 1500 megawat ne ore, qe i bjen se na me kapacitetet tona nuk kemi me mujte me i plotesu nevojat e tregut as 30-35 perqind.
- Zgjidhja do te ishte blemja e rrymes, e cila, meqe nuk eshte planifku me kohe, tash kushton aq shume sa e bankroton shtetin.
- Qe nje kalkulim i thjeshte: Nese ne pike te dimrit kerkesat jane 1500 megawat ne ore, nese na i prodhojme ne variantin ma te mire 800 megawat ne ore, i bie qe per mos me pase reduktime me i ble edhe 700 megawat per cdo ore. Cmimi i nje megawatti ka ndryshu shume koheve te fundit, por gjate kesaj jave eshte sjelle rreth 500 dollar.
- Cka i bjen kjo? 700X24X500= 8 milion euro ne dite me ble rryme. Sigurisht qe kerkesat gjate nates jane me te vogla, por edhe cmimi i energjise pritet me u rrite.
- Menaxhmenti i KEK’ut eshte i tmerrshem. Ata lidhje nuk kane me menaxhim. Mirepo kurrsesi nuk jane me te tmerrshem se sa shefat e tyne politike.
- Me zemer te thyme po ju tham qe na presin reduktime brutale.
(Karrieren si gazetar e kam fillu me raportimin per rrymen, KEK-ut, blloqet e Kosoves etj.)