Opinioni publik në Kosovë të hënën mbeti i shokuar, pasi u raportua se një vajzë në Prishtinë, 11 vjeçare është dhunuar nga pesë persona – për shtatë orë, ka raportuar Policia.
Por jo të gjithë janë të shokuar – dhunuesit kanë gjetur edhe mbështetje, mandje haptazi – në rrjetet sociale, publikisht.
Janë një mori komentesh të cilët fajin e dhunimit e vendosin te viktima.
“Veshje provokative”, “ka dasht vet ajo”, “kërkush nuk të merr me zor”, janë vetëm disa nga komentet e neveritshme të cilat amnistojnë dhunuesit.
Nuk dihet nëse instancat e drejtësisë do të marrin diçka ndaj atyre që haptazi mbështesin krimin.