Gazetari Ilir Mirena ka publikuar një video ku shihen disa protestues në Aeroportin e Prishtinës, të cilët kundërshtonin Edita Tahirin, e cila kishte negociuar Marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
Sot u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për dokumente, e ngjashme me atë të vitit 2011.
Mirena ka publikuar një video, ku thotë se është Arbnor ose Astrit Dehari, gjë për të cilën nuk u shpreh i sigurt, duke protestuar kundër Edita Tahirit.
“Nuk jam i sigurt se cili, por ketu eshte ose Arbnori ose Astrit Dehari, duke protestu ne aeroportin e Prishtines kunder Edita Tahirit e cila kishte negociuar Marreveshjen zbatimin e se ciles tani po e finalizon Albin Kurti…”, ka shkruar Mirena në Facebook./Gazeta Papirus/