GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vuçiq hiqet si “zemërgjerë”, i ofron Kosovës rrymë për shkak të reduktimeve: Ndërprerja e rrymës do të vrasë njerëz

24/08/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Në një konferencë shtypi, pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij ku u diskutua mandati i qeverisë së re të Serbisë, presidenti serb është përgjigjur edhe për çështjen e Kosovës dhe krizës së fundit. Ai madje ka folur edhe për krizën energjetike në Kosovë.

Vuçiq u pyet si do ta mbrojë KFOR-i popullin serb në Kosovë dhe se KFOR-i, siç është thënë, nuk do të lejojë barrikada në veri. Ai u përgjigj që KFOR duhet të mbrojë pakicat dhe nuk duhet të lejojë keqtrajtimin dhe provokimin e serbëve.

Vuçiq, siç bën shpesh, u ankua për hipokrizinë e bashkësisë ndërkombëtare dhe standardet e dyfishta, ku theksoi dallimin në qasjen se çka nënkuptohet me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Ai pastaj përmendi edhe krizën që aktualisht e ka kapluar Kosovën me reduktime të rrymës.

“Në Kosovë e Metohi çdo ditë do të ndalin rrymën dhe ja eja të provojmë e të ndihmojnë, që të kursejmë së paku 5 a 10 ditë. Këto ndërprerje do të vrasin njerëz, do të vrasin makineri në shtëpi, ja eja të provojmë e të kursejmë 5 a 10 ditë”, tha më tej ai.

Vuçiq vazhdoi duke thënë se “nëse do të mund t’u dhurojmë rrymën kur e kemi, ja po ua japim. Por jo të flitet që Vuçiq nuk është i gatshëm për normalizim. T’ua vëmë emrin gjërave siç duhet, Vuçiq nuk është i gatshëm ta njohë Kosovën, kjo për ta është normalizim”, shtoi ai.

Ai shtoi se do që të zgjidhen problemet mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Por, jo nuk dua që ta pranoj Kosovën. Dhe menjëherë qenkam kundër normalizimit. Shikoni se çfarë shkruajnë media të caktuara botërore, se çfarë rrenacakësh janë. Unë kam thënë se shpresoj që KFOR-i dhe NATO nuk do të lejojnë pogrom dhe vrasje të serbëve dhe nëse ata nuk i mbrojnë, ne do ta bëjmë”, tha ai.

Titulli në media, sipas tij, ishte “Vuçiq kërcënoi se do sulmojë Kosovën”.

“Lëre anash që është rrenë, atyre as që nuk u interesoi se ndoshta do të kishte pogrom ndaj serbëve, kjo pra sipas tyre do të ishte në rregull. Unë thashë se do të mbrojmë popullin, por siç duket unë s’e paskam thënë këtë, paskam thënë që do ta sulmoj Kosovën. Po rreni dhe s’ka që e mat sa po rreni”, u shpreh i frustruar Aleksandar Vuçiq, përcjell Gazeta Metro.

Vuçiq të dielën doli në adresimin e tij të famshëm “më të rëndësishmin ndonjëherë” me pretendime se pala serbe ishte ajo konstruktive, ndërsa kosovarja ajo refuzuese. Ai shkoi aq larg saqë tha që në Kosovë ka grupe çeçene terroriste që po përgatisin pogrom ndaj serbëve. Ai madje paraqiti edhe gjashtë pikat e propozuara nga Republika e Kosovës për normalizim të marrëdhënieve, ku përfshihej njohja reciproke mes dy vendeve, gjë që është kategorikisht e papranueshme për palën serbe.

Tags: Aleksander VuçiçiEnergjia ElektrikeReduktimet
ShareTweetShare
Previous Post

Çfarë foli Kurti me Lajçakun e Escobarin? Ky është versioni i Qeverisë

Next Post

Ushtari ukrainas feston “çmendurisht” sulmet me raketa ndaj forcave ruse

Next Post

Ushtari ukrainas feston “çmendurisht” sulmet me raketa ndaj forcave ruse

Lajmet e fundit

16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

Moti sot: Me vranësira e intervale me diell, maksimalja shkon deri në 24°C

21/05/2025

Ish-kryeministri izraelit: Ajo që po bën Izraeli në Gaza është afër “një krimi lufte”

20/05/2025

Berisha: Asnjëherë s’e kam menduar dorëheqjen – zgjedhjet ishin farsë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
16 ditë fushatë kaluan, nga VV thonë se ende nuk e kanë gati programin

E pranon deputeti i VV-së: Propozimi për seancë një herë në javë, ishte gabim

21/05/2025
Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

Dërguti: Kurti është zhveshur politikisht nga çdo kauzë

21/05/2025
“Seancat të mbahen një herë në javë”, “Shkelje e Rregullores”, krejt çka ndodhi dje në Kuvend

Kuvendi sërish në përpjekje për konstituim – sot tentativa e 19-të

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.