Dy persona kanë mbetur të lënduar në Zahaq të Pejës, pasi një kamionetë është goditur nga treni.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi.
“Akisdenti ka ndodhur në orën 10:07. Treni ka goditur një kamionetë. Dy persona kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime të mëtutjeshme”, ka thënë Gashi.