Një burrë nga Mitrovica mbrëmë është vetplagosur duke pastruar armën.
Ai ka pësuar lëndime trupore pasi aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe për këtë ka pranuar tretman mjekësor, njofton Klankosova.tv.
Nga i njëjti është sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë, teksa në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.