Një person është arrestuar në Prishtinë për ngacmim seksual.
Sipas raportit të Policisë, i publikuar të martën, i dyshuari derisa ishte duke punuar si taksist në mënyrë ilegale, ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Njoftohet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.