Lufta e Kosovës ka shpërfaqur njëherë e mirë kriminelët serbë.
Përveç që Serbia gjenocide bëri krime të tmerrshme në Kosovë, ku vrau gra, pleq e fëmijë, ata kanë keqpërdorur edhe uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në disa fotografi të publikuar nga Esat Shala, koleksionues i luftës së UÇK-së, shihen kriminelët serbë me uniformë të UÇK-së, derisa prapa tyre shihen shtëpitë e djegura të shqiptarëve, Perciell Gazeta papirus.
“Çetnikë serbë të cilët bërën krime më uniform të UÇK-së.
Edhe këto metoda i përdori shteti kriminel serb.
Ne posedojmë mijëra foto fizike të ushtrisë serbe”, shkruan Esat Shala në Facebook.
Slavko Nikic, është kolonel i MUP-it serb dhe pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe. Njihet edhe si mik i mirë i kriminelit Ratko Mladic. Ka jetuar në Prishtinë, kurse sot është një nga kozakët e rusëve në Ballkan.
Në një emision në Serbi, ai ka pranuar se ka qenë i maskuar me uniformën e UÇK-së në disa raste.
Ky emision u transmetua në Serbi derisa Nikic po e publikonte librin e tij me rrëfimet për luftën.
“Kanë menduar se kjo foto është montazh, por ua siguroj unë se uniforma është e vërtetë”, ka thënë ai.
“Kjo është uniforma që unë në një moment e kam veshur sepse ashtu më lehtë kam mundur ta kryej atë që ka qenë në interes të shtetit të Serbisë dhe mbrojtjes së të dobëtit serb në Kosovë”
Ndiqeni deklaratën e tij shokuese të thënë publikisht:
Në video fillimisht shfaqen foto dhe tregohet se kush është Slavko Nikic e pastaj deklarata e tij./Gazeta Papirus/