IndeksOnline raportoi më parë për një vrasjë dhe plagosje në fshatin Baks të komunës së Skenderaj.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka humbur jetën sonte dhe dy të tjerë janë plagosur.
IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se Xhevdet Rexhepi dyshohet se e ka vrarë Besim Musliun.
Po ashtu, burime të njejta konfirmojnë se i plagosur ka mbetur edhe vet dorasi, Xhevdet Rexhepi.
Bëhet e ditur se në këtë rast është përdorur arma AK-47 dhe një armë tjerë.