Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës ka publikuar çmimet e naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.74 € për litër, për Benzinë është 1.61 € për litër dhe për Gas është 0.78 € për litër.
Njoftimi i plotë:
Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:
ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës
1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër;
2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.61 € për litër;
3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.
Çmimet e lartcekura vlejnë për datën 20/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.