Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka përkujtuar 24 vjetorin e betejes së Rahovecit, ku ranë 25 dëshmor dhe u vranë mbi 100 civilë nga datat 17-25 korrik 1998 Ai me këtë rast ka vizituar edhe dy familjet e heronjve Xhelal-Hajda-Toni e Selajdin Mullaabazi-Mici
Postimi i tij i plotë :
Beteja për Mbrojtjen e Rahovecit, është ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.
Këto ditë jemi në javën e përkujtimit të 24 vjetorit të Betejës për Mbrojtjen e Rahovecit dhe nderimit më të lartë për dëshmorët dhe martirët e rënë në këtë betejë.
Qëndresa dhe heroizmi i pashembulltë i luftëtarëve dhe popullatës së Rahovecit me rrethinë, ishin frymëzim dhe forcë për të gjithë luftëtarët e UÇK-së dhe popullin anekënd Kosovës, për të vazhduar luftën deri në çlirimin definitiv nga pushtuesi barbar.
Kujtim, nderim dhe lavdi e përjetshme!