Një fëmijë njëvjeçar është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.
Kështu tha për Klankosova.tv drejtori i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet Ismet Bogiqi.
Bogiqi tha se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas.
Ai theksoi se lidhur me rastin janë informuar edhe policia.
Drejtori i QKMF-së tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Nuk dihen shkaqet se si ka ardhur deri tek rasti tragjik, njofton Klankosova.tv.