Shumë ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u gjykuar në kuadër të Speciales në Hagë.
Në mesin e tyre është edhe Rexhep Selimi, apo i njohur ndryshe si 10-shi i UÇK-së.
Në një video të papublikuar më parë, Selimi shihet në një ndejë private, duke kënduar vargjet e këngës “Ani moj Shqipni, mos thuj marova”.
Selimi, i cili po vazhdon të mbahet në paraburgim në Hagë, sa ishte në Kosovë jo rrallë është parë duke i rënë çiftelisë e duke kënduar këngë patriotike.
Përpos kësaj, Rexhep Selimi ishte edhe personi i parë që lexoi deklaratën e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike.