Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku tha sot se bashkëpunimi midis Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e shëndetësisë duhet të rritet dhe se marrëveshjet që janë duke u përgatitur midis dy ministrive respektive do t’i shërbejnë këtë qëllimi.
Ajo priti në Prishtinë, Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, Manastirliu tha se është në Kosovë për të mbështetur dhe për të dhënë ndihmë në çdo aspekt për sektorin shëndetësor kosovar në përgjithësi.
“Arsyeja dhe çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm janë ndalur në dy marrëveshjet që presim të firmosen në mbledhjen e dy qeverive gjatë qershorit. Me dy marrëveshje që konsistojnë me bashkëpunimin mes dy spitaleve afër kufirit. Diskutuam edhe me shumë seriozitet për të gjitha çështjet që lidhen në sezonin turistik. Ne kemi siguruar që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore të jenë në dispozicion të pushuesve dhe t’i shërbejnë me cilësi të gjithë pushuesit kosovarë” , deklaroi ajo.
Manastirliu tha se bashkëpunimi dhe shërbimet shëndetësore midis dy shteteve duhet të rriten.
Përveç bashkëpunimit ndërkufitar në shëndetësi, ajo ka përmendur edhe shërbimet e fushës së kardiokirurgjisë.
“Shqipëria ka hapur qendrën e dytë kardiokirurgjike, për të pasur më shumë mbulim në këtë drejtim. Patjetër që e mundëson lëvizjen të kardiokirurgëve për të ardhur në Kosovë”, ka thënë ajo.
“Arsyeja dhe çështjet kryesore që u diskutuan në takimin e sotëm janë ndalur në dy marrëveshjet që presim të firmosen në mbledhjen e dy qeverive gjatë qershorit. Me dy marrëveshje që konsistojnë me bashkëpunimin mes dy spitaleve afër kufirit. Diskutuam edhe me shumë seriozitet për të gjitha çështjet që lidhen në sezonin turistik. Ne kemi siguruar që prej datës 15 qershor, qendrat shëndetësore verore të jenë në dispozicion të pushuesve dhe t’i shërbejnë me cilësi të gjithë pushuesit kosovarë”, ka deklaruar Manastirliu.
Nga ana e saj, zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku ka theksuar gatishmërinë e palës kosovare për të kontribuar në bashkëpunimin në fusha të ndryshme në shëndetësi dhe për të vijuar me shërbime shëndetësore për qytetarët e veriut të Shqipërisë në spitalet dhe institucionet shëndetësore të Kosovës.