Policia në Prizren kërkon bashkëpunim për arrestimin e femrës së dyshuar për falsifikim të parave

Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë  Themelore në Prizren, bazuar në ligjin  për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit  të personit, e me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është NN, e gjinisë femërore.

Më tej në njoftimin e Policisë thuhet se e dyshuara  kërkohet  për veprën penale  sipas autorizimit  të Prokurorisë  Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192  (pa pagesë)

038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren

038-5080-6121 Stacioni Policor – Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com


Next Post