GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Kurti në trup të huaj!

10/06/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Kurti në trup të huaj!
Share on FacebookShare on Twitter

Njëzetekatër orëshi i fundit përshkruan krejt në çka është kthyer Kryeministri Kurti këto vjet. Dje, kur një pjesë e shtypur e shoqërisë marshonte për barazi, ai u shfaq te selia e Eulex-it. Në mbrëmje kërcente në stadium, në përkrahje të Kombëtares së Kosovës. Pra, gjendej pranë gjithçkaje që ka sabotuar dhe injoronte një komunitet të diskriminuar. Siç e do shumica.

Kujtdo që i ka ikur performanca e Kryeministrit Kurti në Klan Kosova pas ndeshjes së Kombëtares së Kosovës, ka humbur shumë. E analizonte lojën me kompetencë të trajnerit Ismet Munishi, por ishte shumë më i emocionuar. Në mediumin, që gjatë e bojkotoi, propozonte që mikrofonët të testoheshin me “3,2; 3,2”, demek me rezultatin e fitores së kombëtares së Kosovës.

Pas golave që lojtarët kosovarë i shënonin kundër Irlandës Veriore, publikoheshin videot ku Kryeministri Kurti po kërcente në stadium. Ishte në pjesën “VIP” të tribunave. Meqë ra fjala, më herët, kur nisi t’i shikonte ndeshjet e Kosovës, Kryeministri ulej në pjesën lindore të stadiumit, ku shiten biletat më të lira, e tallej me pjesën “VIP” të stadiumit. Thoshte se ka dëgjuar se aty mund t’ia vjedhin kuletën. Nuk dihet për fatin e kuletës së Kryeministrit, që lojën e shikoi krah kryetarit kontrovers të Federatës së Futbollit, Agim Ademi.

Kur përfundoi ndeshja, Kurti tregoi se është kthyer në tifozin e flaktë të Kombëtares.

“Ndeshje më të bukur, unë moti s’kam parë”, nis fjalën e tij në Klan, për të analizuar më tej lëvizjes e futbollistëve. Pasimet, siç thoshte ai, precize, i kishin pëlqyer më së shumti.

Historia e tij me refuzimin e çdo gjëje kosovare, deri te përfaqësuesja në futboll, mund të mos ketë fare nevojë për ndonjë rikujtim. Kurtit vazhdimisht i publikohen fotografi e video, që i dëshmojnë ndërrimin e qëndrimeve të tij.

Kryeministri mbrëmë ishte i vetëdijshëm edhe se duhet një stadium më i madh se ai i Prishtinës, sepse dëshira për ta ndjekur Kombëtaren është shumë e madhe.

Kaq fat, sa djemtë e Kombëtares, nuk pati komuniteti LGBTQI, për ta siguruar prezencën në Paradën e Krenarisë, të Kyeministrit me bindje të majta, i deklaruar si besimtar i rryer i barazisë.

Për të dytën herë radhazi, Kurti, si Kryeministër, nuk mori pjesë në paradën e krenarisë. Edhe pse kishte ftesë madje. Njëjtë edhe Presidentja Osmani, nga e cila nuk pritet të veprojë ndryshe prej Kurtit për ndonjë ngjarje.

Ndryshe prej, ta zëmë, deputetit Eman Rrahmani apo deputetit Mërgim Lushtaku, Kurti nuk beson se komunitetit LGBTQI+ duhet t’i mohohen të drejtat e barabarta me qytetarët e tjerë. Në fakt, Kurti ka treguar se ai beson fuqishëm në të drejtat e tyre, kur është pyetur për këtë temë.

Ai u ka kërkuar edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës ta votojnë draftkodin civil, në një nen të së cilit, i hapej rruga rregullimit të bashkësive civile të personave të së njëjtin seks. Nuk iu binden një grup i deputetëve, të cilët në fakt ishin konsistentë në qëndrimet homofobe, të cilat Kurti i kishte ditur edhe para se t’i pranonte në parti.

Sipas raporteve të para disa vjetëve, Kosova llogaritej të jetë vendi më homofob në rajon. Dhe, Kryeministrit duket se e ka këtë matje në kalkulimet e veta. Postimet në përkrahje të komunitetit LGBTQI+ i ka bërë kryesisht në Twitter. Audiencës së tij të gjerë në Facebook është kujdesur t’i servojë gjëra të tjera.

Tags: Albin KurtiLGBTQI+Vjosa Osmani
ShareTweetShare
Previous Post

“Ministri i Financave” i PDK-së: Qeveria pa plan për ekonomi, ka nevojë për ide

Next Post

Rusia i reagon Scholzit pasi në Prishtinë tha se finalja Kosovë-Serbi duhet të mbyllet me njohje

Lajmet e fundit

Celibashi: Platforma e KQZ-së ishte pre e disa sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve

Celibashi: Platforma e KQZ-së ishte pre e disa sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve

22/05/2025
Takimi Kurti- Hamza në Mitrovicë, flasin nga PDK

Takimi Kurti- Hamza në Mitrovicë, flasin nga PDK

22/05/2025
Krasniqi takon Këshillin Politik të PDK’së, diskutojnë për zhvillimet në Speciale: Kosova ndodhet në udhëkryq politik

Krasniqi takon Këshillin Politik të PDK’së, diskutojnë për zhvillimet në Speciale: Kosova ndodhet në udhëkryq politik

22/05/2025
Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

Kallas: Mesazhi im ishte i qartë, Serbia duhet ta qartësojë orientimin e saj strategjik

22/05/2025
Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

Dy të arrestuar për shpërndarje të propagandës për organizata terroriste, Prokuroria Speciale: Do të kërkojmë paraburgim

22/05/2025
Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

Limaj sot i çel letrat për pazarin e kryetarit të Kuvendit

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Celibashi: Platforma e KQZ-së ishte pre e disa sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve

Celibashi: Platforma e KQZ-së ishte pre e disa sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve

22/05/2025
Takimi Kurti- Hamza në Mitrovicë, flasin nga PDK

Takimi Kurti- Hamza në Mitrovicë, flasin nga PDK

22/05/2025
Krasniqi takon Këshillin Politik të PDK’së, diskutojnë për zhvillimet në Speciale: Kosova ndodhet në udhëkryq politik

Krasniqi takon Këshillin Politik të PDK’së, diskutojnë për zhvillimet në Speciale: Kosova ndodhet në udhëkryq politik

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.